“S’jam lënduar”- U ndanë për shkak të tradhtisë? Si reagon fituesi i Big Brother Vip kur pyetet për fundin e lidhjes! Zbulon a është bërë pishman për romancën brenda shtëpisë
Fituesi i Big Brother Vip Kosova, Lumbardh Salihu dhe ish-banorja, Kader Kiçaj i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj pas daljes nga shtëpia e famshme, dhe shkak u përfol se ishte tradhtia.
Së fundmi, teksa ishte në një dasmë, Lumbardhi është pyetur rreth ndarjes me Kader Kiçajn, por refuzoi të përgjigjej.
Ai u shpreh se nuk është bërë pishman për nisjen e romancës në BBV me ish-partneren e tij, ndërsa shtoi “të dukem i lënduar”.
Pjesë nga intervista:
Me kë ke ardhur sot?
Vetëm
Pse vetëm?
Sepse ndihem mjaftueshëm i fortë edhe vetëm
Po thua që s’ke nevojë për shoqëruese në dasmë?
Nuk mund të improvizoj, thjesht duhet të gjej një shoqëruese për të ardhur në dasmë! Çfarë doni të dini, harrojeni atë pyetje
Si po ndihesh pas ndarjes?
Kaloje këtë pyetje, të lutem mos më bëj kështu pyetjesh
Je lënduar?
Të dukem i lënduar
A je pishman për lidhjen që ke pasur?
Jo, s’jam aspak pishman për gjithçka më ka ndodhur në jetë
Ndarja e çiftit të BBV
Kader Kicaj në një intervistë për “Prive” ajo ka zbuluar për publikun më tepër detaje rreth kësaj ngjarje. Ajo është shprehur se lidhja me Lumbardhin ka qenë shumë e mirë gjatë reality show-t por kur ka dalë nga aty ajo është përballur me një tjetër njeri.
“Lidhja jonë sa kohë ishim brenda në Big ka qenë super, por kur kemi dalë jashtë nuk ishte ashtu. Lumbardhi brenda ishte krejt ndryshe dhe jashtë jam ballafaquar me një njeri krejt tjetër. S’dua të flas asgjë të keqe për të se i keqi do të mbesë gjithnjë me të keqe. I uroj fat, suksese në jetën e vet.
Ndër të tjera Kaderi thekson se nuk ka më shance për ribashkim mes ish çiftit.
E dini që edhe më herët kur jemi ndarë i kam dhënë edhe shansin e dytë për ta provuar, por ai s’diti ta trajtojë mirë atë shans që i dhashë. Unë për vete e kam menduar për më gjatë, por nuk na ka ecur. Nuk ka një ribashkim.”
Gjatë periudhës së ndarjes u përfol për një tradhëti të mundshme nga ana e Lumbardhit por për këtë Kiçaj nuk preferoi të jap detaje ndërsa u shpreh se të dy janë të lënduar.
Kujtojmë që ndarja mes çiftit u njoftua nga vetë Kaderi me anë të një postimi në Instagram ku shkruante: “Duke qenë se bashkë kemi ndarë shumë gjëra, doja të ndaja me ju dhe një lajm nga jeta ime private. Unë tani e tutje nuk jam më njeriun që isha deri dje. Si femër kam luftuar çdo lloj sfide për të qëndruar në lidhje, kam pasur vështirësi por besoj do vi dita që do kuptoni gjithçka.
“Për çdo lloj pyetje kam përgjigjje, por nuk dua të lëndoj njeri se vetë unë jam lënduar nga kjo lidhje,” përfundon ish-banorja e BBVK.
Pas kësaj deklarate çifti u vu re se kishte fshirë çdo postim së bashku në Instagram si edhe nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale. Gjatë kësaj periudhe nga vetë Lumbardhi nuk ka pasur asnjë reagim/Panoramaplus.al