ShowBiz

Meriton Mjekiqi i vendosur, do të sjellë në ekran emisionin e tij

Ish-banorin e ‘Big Brother VIP Albania’, Meriton Mjekiqin do ta shohim shumë shpejt në ekran.

Mësohet se Meritoni po përgatitet të sjellë në televizion programin e tij të njohur me intervista të personazheve të showbizzit, i cili ka zbuluar jo pak talente të reja në fushën e repit. Ky emision, do të shfaqet në ekranin e ‘Top Channel’.

Meritoni e bën prej vitesh këtë program në kanalin e tij në YouTube, por tani është koha ta shohim në ekranet shqiptare.

Meritoni foli pak ditë më parë për emisionin me anë të një video në rrjetet sociale, megjithatë nuk zbuloi asnjë detaj lidhur me përgatitjet për nisjen e tij./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button