‘Ma mori vendin kjo e reja… Kiara!’, Cubi pranon përplasjet në Portokalli?!
Aktorja e njohur e humorit, Esmeralda Metkaj e njohur si Cubi, duket se ka konfirmuar zërat që kanë qarkulluar në mediat rozë, që moderimi i Portokallisë nga Kiara Tito, nuk është pritur dhe aq mirë në radhën e trupës së humorit.
E ftuar në Top Albania Radio, Cubi ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e moderimit të emisionit “Portokalli” i cili nis më 6 tetor.
Salsano: Do doje të ishe prezantuese e Portokallisë?
Cubi: Sigurisht që po! Por ma morën ma morën në moment të fundit.
Elona Duro: Kush ta ka marrë Nevina apo Kiara?
Cubi: Kiara, kjo e reja. (qesh).
Elona Duro: Prandaj e dua Cubin unë, bam bam aty.
Salsano: Po ti e kishe shfaqur më përpara këtë dëshirë apo kurrë?
Cubi: E kisha shfaqur nëpër ëndrrat e mia. Ja thash dikujt por s’ma dëgjoi…
Edhe përse Cubi e bëri deklaratën me shaka, shakaja është gjysma e së vërtetë. Pak ditë më parë u përfol se edhe Salasano ishte i pakënaqur me përzgjedhjen e Kiarës, por më në fund është konfirmuar drejtimi i tij krah dy vajzave/OraNews