Kush është gjyqtari ‘që mban në punë’ Salsanon? Shokon Rezart Veleshnja: Ka bërë kallëzim të rremë ndaj meje
‘Lufta’ mes dy ish-kolegëve të ‘Portokalli’, Salsano Rrapi dhe Rezart Veleshnja paska qenë shumë më e ashpër se ç’është paraqitur nga ky i fundit në rrjetet sociale.
“Pamfleti” kontaktoi sot, 2 tetor 2024, me aktorin Veleshnja, pasi kishim informacion se ikja nga ‘Portokalli’ e Salsano Rrapit do bëhej jo vetëm pse vinte Kiara Tito krah tij, por edhe pse drejtuesit e TCH kërkonin rikthimin e aktorit Rezart Veleshnja.
E duke qenë se dy aktorët janë në një ‘luftë’ të hapur, nuk kishte vend për të dy. Por, në një bisedtë telefonike që patëm me Rezin, ai e pranoi që ishte ‘në tavolinë’ një rikthim i mundshëm tek ‘Portokalli’, por çështja çalonte tek një mik shumë i ngushtë i Salsanos, gjyqtar, i cili investohet shumë që Rrapi të qëndrojë në Top Media. Kjo bëri që ai të jetë sërish drejtues i ‘Portokalli’.
Jo vetëm kaq, Veleshnja na sqaroi sherrin me Salsanon, i cili sipas tij, e ka zanafillën që kur Rezi ishte i fejuar zyrtarisht me një vajzë. Sala, sipas Rezit i dërgonte mesazhe mikluese ish-të fejuarës dhe kjo ka bërë që Rezi t’i dërgonte mesazhe me përmbajtje fyese.
Në një deklaratë në profilin e tij të Instagramit, Veleshnja ofendoi të shoqen e Salsanos, duke thënë: ‘Të pasurit i kanë gratë e bukura, shiko si e ka Salsano, si burrë’.
Kjo ishte edhe pika që ‘derdhi vazon’, duke bërë që Rrapi të bënte padi në gjykatë për ofendim ndaj ish-kolegut. Por, sipas Veleshnjës, ai ka treguar mesazhet ofenduese që ky i fundit i kishte dërguar një vit e gjysmë më parë, për shkak të ish-të fejuarës dhe aspak për rastin në fjalë.
Kuptohet, ky është varianti që jep artisti Rezart Veleshnja, i cili na dha leje të publikojmë bisedën e tij telefonike. Por, redaksia jonë është e hapur ndaj reagimit të vetë Salsano Rrapit. /Pamfleti