Life Style

“Kujdes në tetor”, Pano zbulon datën kur magjistarët mbledhin Kongresin

Pastori Akil Pano ka folur për njerëzit që kanë lidhje me botën okulte.

Ai theksoi se tetori është një nga muajt me ngarkesë më të lartë magjie, pasi është periudha kur magjistarët në të gjithë botën mblidhen në Kongrese ose Konventa.

Ai tregoi se në datë 30 tetor magjistarët kanë kongresin e tyre.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Në këndvështrimin tuaj sa e përhapur është magjia në Shqipëri?

Pano: Është e përhapur shumë. Një nga instrumentet që e përhapi shumë është periudha komuniste. Magjia është antizot, antitraditë fetare, në thelb komunizmi erdhi me teorinë se feja është opium për popullin. Si pezullim i fesë u zgjua një dëshirë emadhe për të ekplsoruar sistemin shpirtëror. Magjia ngatërrohet me fenë, por janë dy institucione të ndryshme. Magjia është një institucion mendimi i mirëorganizuar, ashtu si dhe feja. Në periudhëm konumniste kishte të ashtuquajtur shërues, që merrnin përsipër të bënin shërime, edhe mbi varret e gjyshërve. Unë dua të them se në të gjitha epokat, veçanërisht në epokën post moderne ku kemi të bëjmë me braktisje të thellë njerëzit gjejnë streh tek magjia. Muaji tetor është muaj i ngarkuar me vepra okulte. Në datën 30 tetor është dita kur të gjithë magjistarët mblidhen në Konventa. Disa vite më parë isha në Gjermani dhe më bëri përshtypje dimensioni shpirtëor aty ku unë isha, dhe më thonë që pikërisht një javë përpara aty në një fshat ngjitur ishte zhvilluar kongresi më i madh botëror. Magjia ndahet në shralatanë, individë që nxjerrin përfitime financiare nga kjo histori, por skanë lidhje me demonët, kemi të bëjmë dhe më një grup që janë të udhëhequr jo thjeshtë nga dimensioni intelektuar, por nga dimensioni shpirtëror. Ju thatë si është e mundur të trashëgohet magjia, këto etnitete shpirtërore që janë demonë ose engjëj të rënë, qendrojnë pranë një individi që kanë një pakt, dhe për shkak se kjo familja ka qenë tërësisht e dorëzuar nën udhëheqjen e forcave të errësirës është e udhës që i biri të ndjekë rrugën e babait./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button