HOROSKOPI I SË MËRKURËS/ Pavarësisht ndonjë kritike në punë dhe familje, në fund të ditës do …
Dashi
Të lindurit e kësaj shenje do të jenë tejet të tensionuar dhe nervoz, si pasojë e ditëve negative të kaluara. Do të ndjejnë nevojën që të ruajnë qetësinë sidomos në fushën profesionale dhe familjare.
Demi
Mund të përfshiheni në disa polemika dhe kritika, të cilat vijojnë ende të hapen. Mundohuni që të tregoheni më të matur në sferën profesionale dhe sentimentale.
Binjakët
Do të jeni nën ndikimin negativ të Saturnit gjatë gjithë kësaj dite, megjithëse ka mundësi të shumta rikuperimi në sektorin familjar dhe sentimental. Shpresoni që Viti i Ri të sjell pozitivitet, duke zhdukur çdo mërzi që keni pasur.
Gaforrja
Do të jeni mjaft të lodhur për shkak të angazhimeve të fundit. Do të jeni të përfshirë nga një humor i luhatur, sidomos në sferën sentimentale, ku nuk përjashtohen polemika të reja.
Luani
Do të shfaqeni të pakënaqur dhe me humor të keq gjatë gjithë kësaj dite. Mundohuni të ruani qetësinë, pasi çdo situatë është kalimtare.
Virgjëresha
Do të mund të rikuperoni një situatë mjaft të luhatur në sferën sentimentale. Pavarësisht ndonjë kritike në punë dhe familje, në fund të ditës do arrini të dilni me sukses.
Peshorja
Do mund të nisni të mbillni “farat” për projekte të reja, të cilat do t’i përfundoni në muajt në vijim. Do të kenë nevojë për shtysë edhe sektorët e tjerë të jetës.
Akrepi
Do të vijoni të jetoni një ditë të karakterizuar nga një pozitivitet i fortë, i shtrirë në të gjithë sektorët. Mjaft e favorshme do të jetë sfera sentimentale dhe ajo profesionale.
Shigjetari
Yjet do të kenë ndikim tejet të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen mundësi të mira rikuperimi në planin ndërpersonal dhe profesional.
Bricjapi
Yjet do të kenë një ndikim ideal, për ta bërë këtë të mërkurë perfekte. Mjaft të favorizuara janë sfera sentimentale dhe ajo profesionale.
Ujori
Duhet të mundoheni të përqendroheni maksimalisht në të çlodhur. Yjet do të kenë ndikim mjaft pozitiv në të gjithë sektorët.
Peshqit
Dita do të jetë mjaft e favorshme si në fushën profesionale! Por në raportet ndërpersonale dhe sentimentale nuk do të jeni aspak tolerant dhe do të bëni mirë.