Bota

E pazakontë në SHBA, klienti i hedh kafen se iu duk shtrenjtë, punonjësja i thyen xhamin e makinës me çekiç

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në SHBA, ku një klient i hodhi kafen që kishte blerë një punonjëseje. Ngjarja është regjistruar jug të Seattle, SHBA. Klienti refuzoi kafen për shkak se mendonte si ishte shumë shtrenjtë, 22 euro dollarë.

Kundërpërgjigjja e punonjëses 23-vjeçare Emma Lee, nuk ka munguar. Ajo ka marrë me shpejtësi një çekiç dhe i ka thyer xhamin e përparmë të makinës.

Videoja është publikuar në Instagram, ku ka ngjallur reagime të shumta.

23-vjeçarja pretendon se ka reaguar në këtë mënyrë “sepse është ndjerë në rrezik”, pasi siç pretendon ajo, burri e ka kërcënuar./A2

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button