Curri: Prindërit nuk duhet të kërkojnë shpëtim te fallxhorët për fëmijët! Çako: Syri më i keq se magjia
Magji dhe rite okulte”, ishte tema e kësaj të marten ë “Quo Vadis” në ekranin e Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt. Pjesë e panelit të të ftuarve ishte teologu Miron Çako dhe Imami Ilir Curri. Teologu Çako tha se sendet apo objektet e caktuara që mbajmë me vete për të na sjellë fat, në të vërtetë janë besëtytëni që të çojnë drejt djallit.
Pranvera Borakaj: Ka një pjesë të personazheve të famshëm, VIP-ave që mbajnë element të caktuar dhe të cilin dyshime të caktuara pse i mbajnë, çfarë simbolike kanë.
Miron Çako: Zakonisht njerëzit VIP-at janë udhëheqës të turmave dhe duan apo nuk duan ata ndikojnë mirë apo keq. Duhet të kenë kujdes dhe për atë që flasin. Është pak qesharake që njerëz kaq të shkolluar, me kaq vizion, që duan të qeverisin një shoqëri bien në primitivitete kaq të mëdha sa kanë rripa, gurë, objekte fatsjellëse etj. Nëse unë do të mbaj rrip ose gur për fat atëherë jeta ime është e varur në një rrip. Të arrish të biesh në viktimizim të tillë të psiqikës tënde që një gur, rrip, të kontrollon jetën kjo nuk na përshtatet. Nëse kjo hajmali ka element që janë të personalizuar kndër frymërave kundërshtare është tjetë gjë. Ne mbajmë kryqin. Kjo nuk është hajmali është shenjë e Krishtit. Çdo gjë që është e personalizuar te hyjnoria nuk është hajmali, çdo gjë që ëhstë jashtë hyjnores është një besëtytni që të çon drejt djallit.
Imami Curri gjithashtu i bëri thirrje prindërve që të mos drejtohen nëpër magjistarë apo fallxhorë kur mendojnë se fëmijët e tyre kanë rënë pre e magjisë. Sipas tij, majfton lutja në Zot për të larguar të keqen.
Ilir Curri: Për fëmijët, nëse u këndojmë atyre, nëse themi vetëm fjalët “O Zot ma ruaj”, Zoti e ruan, i përgjigjet lutjes. Ne nuk pranojmë asnjë lloj ndërmjetësimi, kemi rrugë të drejtpërdrejtë me Zotin. Ne pranojmë vetëm lutjen e drejtpërdrejtë dhe lidhjen me Zotin. Për fëmijët duhet të themi “O Zot ruaji”. Format e kripës, thëngjijve, format e tjera të yshtjes, janë të gjitha forma të magjive. Shumicën e herës ne shohim që kemi prindërit që kanë bërë magji, kanë kërkuar shpëtim te një magjistar, fallxhor, i ka bërë magji dhe këta fmëijë kanë vuajtur gjithë jetën. Qëllimi i prindërve ka qenë t’i shpëtojë, por në fakt i ka bërë keq. Magjia është vetëm e keqe, armiqësi me Zotin. Prandaj njeriu duhet të përpiqet ta mbrojë veten nga magjia.
Ndësa teologu Çako tha se syri shpesh është më i keq se magjia. Sipas tij, një person që të ka inat, të shigjeton nëpërmejt demonit që ka brenda, ndërsa magjia vjen më gradualisht.
Miron Çako: Janë rite magjike të trashëguara na paganizmi. Çështja është që këto janë magji kundër magjisë. Çdo që është okulte, ose i drejohet një bote okulte është magji. Fëmija ka energji negative. Ka një sy. Syri është më i keq se magjia. Syri është kur ka inat, armiqësi ndaj dikujt dhe e shigjeton nëpërmjet shikimit demoni që ka brenda. Syri të vjen si një shigjetim, se je i pambrojtur, magjia vjen më gradualisht./vizionplus.tv