ShowBiz

“Patetike”/ I ftuari humb kontrollin: Unë nuk vij më në emision

Çfarë ndodhi një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel?

Miliarderi Jamal Al Nabak ka blerë një ishull vetëm për bashkëshorten e tij, në mënyrë që ajo të jetë e lirshme për të pushuar me bikini.

Vajza fatlume është një blogere e quajtur Soudi Al Nabak ose ‘SoudioFarabia’ në rrjete sociale, aty ku ndan shpesh detaje nga jeta marramendëse.

Buzëqeshja e të shoqes i ka kushtuar vetëm 50 milionë dollarë, ishulli privat ndodhet diku në Azi por vendndodhjen e saktë nuk e bën me dije për arsyeje sigurie.

Kjo u diskutua një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, ku të ftuarit nisën të aludonin se çfarë do të bënte blogerja në ishull, kush do t’i shërbente asaj teksa është me bikini?

Disa nga të ftuarat u shprehën se aty, si burri ashtu edhe gruaja do të bëjnë festat e tyre. Gjithashtu ata thanë se si do ja bëjë ajo të jetë me bikini, ndërkohë që aty ka edhe stafin që do t’i shërbejë. Nga ana tjetër, Jonida Aliçkolli tha se nuk mendon ashtu.

“Është një burrë super i pasur që i blen kësaj gruas dhe për tangërllëk të rrjeteve sociale ndoshta, apo gjithë bujës mediatike që ka marrë, këtë ishullin. Ajo mund të shkojë me një avion privat, të zhvishet gjatë ditës dhe në darkë të shkojë të flejë prapë në shtëpi. Stafi i saj do rrijë larg, do vishet ajo, pastaj do vijnë”, tha Jonida.

Ndërkohë pas kësaj, Ar Bakalli tha se ‘nuk do të shkojë më në emision, të flasë a do zhvishet apo jo, ajo në ishull’.

“E shikon sa patetike është bërë kjo botë. Unë nuk vij më në emision, të flas a do zhvishet, a do vishet ajo në ishull. Unë nuk vij më. Kemi halle të tjera”, tha ai./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button