Kjo grua fitoi $2 milionë në lotari, por kjo s’është pjesa më e bukur
Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, Geraldine Dozier-Gimblet postoi në Facebook se çfarë kishte parashikuar horoskopi për të: të gjitha lutjet e saj do të dëgjoheshin, do të gjente zgjidhje për një nga “problemet e saj më të mëdha” dhe “paqe në të ardhmen”.
Ajo bleu një biletë lotarie rreth tetë javë më vonë që e bëri milionere dhe e ndihmoi të rikuperonte kursimet e jetës, të cilat i kishte shpenzuar të gjitha për të kuruar të bijën, e cila vuante nga kanceri.
Historia e saj tërhoqi vëmendjen botërore pasi zyrtarët e lotarisë shtetërore në Florida publikuan historinë e veçantë të saj.
Duket se fati ka qenë me të që prej fillimit. Ajo shkoi për të blerë biletën gërvishtëse, por shitësi i tha se kishin mbaruar. 74-vjeçarja këmbënguli dhe iu lut që të kontrollonte edhe një herë të vetme. Shitësi u bind dhe gjejeni çfarë: Pa se kishte mbetur edhe një e fundit!
E bija, Lawrencina, pak javë më parë mori lajmin se ishte shëruar plotësisht nga kanceri. Ajo tha për “Good Morning America” se ishte e lumtur që nëna e saj pati fatin të rikuperonte shpenzimet e jetës…dhe të fitonte shumë më tepër para. 2 milionë dollarë!!!
Rastësi ose jo, horoskopi i saj doli fiks: lutjet iu dëgjuan (vajza u shërua nga kanceri), gjeti zgjidhje për një nga problemet më të mëdha (kursimet e jetës) dhe paqe për të ardhmen (siguri financiare dhe shëndeti i vajzës)./ANABEL