Vendi

E reja humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset rëndë. Dyshohet se ishte me shpejtësi

Një aksident ka ndodh mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja.

Një 28 vjeçare e cila udhëtonte më makinën tip Ford, dyshohet se për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rrugë duke rënë në kanal.

Nga ky aksident Lejdi Dajana Xhaferraj ka marrë plagë në pjesë të shumta në trup dhe është shoqëruar në ambientet e spitalit të Vlorës nga ambulanca e cila ka mbërritur në vendngjarje së bashku me zjarrëfiksit që ndihmuan për ta nxjerrë nga makina.

Policia është duke kryer veprimet për të nxjerrë dhe shkaqet e aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button