Prishja e mundshme e miqësisë mes Efit dhe Mikelës ndodhi për ‘shkak’ të Kiara Titos?
Një detaj u vu re disa javë më parë në rrjet, që ngriti dyshimet për krisjen në miqësinë mes Efit dhe Mikelës, ato nuk ndiqeshin në rrjete sociale – dhe ende nuk ndiqen.
Ky detaj u kthye në titull të mediave rozë e megjithatë, as Efi e as Mikela nuk reaguan lidhur me këtë e raportet mes tyre mbeten “mister”.
Së fundmi, Mikela ka postuar një fotot duke ndjekur intervistën e Kiarës në TAR, teksa shkruan “ylli”.
Pak orë pas postimit të Mikelës, Efi ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku thotë: “Kjo është mënyra më e mirë t’i ktheni përgjigje disa njerëzve”, teksa shfaqet një ‘sticker’ i rafiki (personazh i “lion king”) me gishtin e mesit.
Nga ana tjetër, hera e fundit që Mikela dhe Efi janë parë së bashku ka qenë në festën e “Gender reveal” të bebit të Mikelës.
Disa ditë pas festës, Mikela është takuar me Kiarën dhe ka postuar foto në rrjetet sociale ku shfaqen mjaft te afërta ndërsa Mikela e puth Kiarën në faqe.
Pas këtij momenti, Efi dhe Mikela kanë ndaluar ndjekuri njëra-tjetrën nië rrjete sociale, çka ka ngritur dyshime se afrimiteti i kohëve të fundit mes Kiarës dhe Mikeles mund ketë qenë shkak i prishjes miqësisë kësaj te fundit me Efin./OraNews