Life Style

Ilir Meta bëhet gati për protesta dhe aksionin e opozitës, forcon muskujt në palestër

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duket se po përgatitet për një fazë të re të aksionit opozitar, duke braktisur përkohësisht aventurat e tij të njohura nëpër male dhe ngjitjet majë hekurve.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Meta është parë në palestër duke bërë stërvitje intensive për forcimin e muskujve. Kjo vjen vetëm disa ditë para protestës së opozitës, e cila pritet të mbahet më 7 tetor.

Në videon e shpërndarë, Meta shihet energjik dhe i përkushtuar ndaj stërvitjes. Protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike ka në fokus dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen “Babale”./TEMA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button