Life Style

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 30 shtator-6 tetor

Dashi

Dashi i dashur, Dielli dhe Mërkuri në pozicion të pafavorshëm ju sjellin pengesa, sidomos në vendin e punës. E enjtja dhe e premtja do të jenë veçanërisht të vështira, kur edhe Hënën do ta keni kundër. Lodhja dhe stresi, që vijnë edhe si pasojë e kalimit të pafavorshëm të Marsit në Gaforre, ju shtyjnë drejt zgjidhjeve impulsive! Mos harroni se Jupiteri ju premton dhe ju ndihmon të realizoni projektet tuaja afatgjata. Dita me fat e javës është e diela.

Demi

Demi i dashur, në sferën e dashurisë gjërat nuk po shkojnë ashtu siç do të donit. Venusi në pozicion të pafavorshëm ju detyron të përballeni me të vërtetat që keni kohë që përpiqeni t’i shpërfillni, por që tani duhet t’i ballafaqoni medoemos me partnerin, edhe sikur të rrezikoni të ndaheni. Kujdes ditën e shtunë dhe të diel, kur Hëna armike do t’jua bëjë edhe më të vështirë komunikimin me partnerin. Dita me fat e javës është e hëna.

Binjakët

Të dashur Binjakë, ky është një moment i mirë për ju, për sa i përket sferës profesionale. Jupiteri në shenjë dhe kalimi i favorshëm i Mërkurit në Peshore ju ndihmojnë të kryeni një negociatë të rëndësishme ose të merrni më në fund përgjigjen ose mirënjohjen që prisnit. Mundësi të reja do të shfaqen në horizont. Ditët kyçe të javës janë e hëna, e mërkura dhe e enjtja. Dita më me fat e javës është e mërkura.

Gaforrja

Të dashura Gaforre, në këtë periudhë ju keni një avantazh në dashuri: Venusi në shenjën e Akrepit ju dhuron pasion dhe mirëkuptim me partnerin, që nuk e kishit parë prej kohësh. Veçanërisht fundjava, me Hënën e favorshme, do të jetë plot emocione! Megjithatë, do të keni disa shqetësime të tjera në lidhje me punën aty nga mesi i javës, mund t’ju dalin pengesa ose të lindin mosmarrëveshje në zyrë. Dita me fat e javës është e shtuna.

Luani

Të dashur Luanë, Mërkuri i bukur, që kalon në shenjën e Peshores, ju ndihmon të arrini rezultate të shkëlqyera në punë, veçanërisht nëse bëhet fjalë për t’i lënë përshtypje të mira një shefi ose klienti ose për krijimin e aleancave të reja. Do të jeni më bindës se kurrë! Në dashuri, megjithatë, Venusi i pafavorshëm rrezikon të shkaktojë zënka dhe debate. Sidomos në fundjavë mund të ndiheni nervozë. Dita me fat e javës është e mërkura!

Virgjëresha

Të dashura Virgjëresha, të hënën dhe të martën Hëna e mrekullueshme do të shkëlqejë në qiellin tuaj, gati për t’ju sjellë fat! Veçanërisht dashuria do t’ju japë kënaqësi të madhe, edhe falë mbështetjes së Venusit në transit në shenjën superpasionante të Akrepit… Në punë duhet të jeni të durueshëm: ndryshimet po ndodhin dhe, edhe nëse jeni nga ata njerëz që i duan të gjitha ose asgjë, nuk ia vlen të nxitosh, por të prisni që gjërat të ecin vetë. Dita me fat e javës është e hëna.

Peshorja

Të dashura Peshore, ky është një moment vërtet me fat për shenjën tuaj, duke qenë se mund të mbështeteni në lidhjen e dyfishtë të Diellit dhe Mërkurit, të cilit i bashkëngjitet të mërkurën dhe të enjten edhe Hëna! Nëse prisni një përgjigje apo konfirmim në punë, më në fund mund ta keni dhe do të befasoheni për mirë. Marsi në transit të pafavorshëm, megjithatë, ju bën të ndiheni pak më të lodhur. Dita me fat e javës është e enjtja.

Akrepi

Të dashur Akrepa, edhe këtë javë mund të shijoni praninë e Venusit në shenjë, që ju rendit në krye të klasifikimit në sferën e dashurisë. Nëse jeni tashmë në çift, do të kaloni çaste të bukura dhe emocionuese në praninë e partnerit, ndërkohë beqarët mund të kenë takime që janë të destinuara të zgjasin. Fundjava do të jetë veçanërisht romantike, kur Hëna do t’i bashkohet Venusit në shenjë! Në punë, megjithatë, mund të ketë tensione aty nga mesi i javës. Dita me fat është e shtuna.

Shigjetari

Të dashur Shigjetarë, megjithëse Jupiteri në pozicion të pafavorshëm po ju vë në provë, veçanërisht në lidhje me sferën profesionale, kalimi i favorshëm i Mërkurit ju sjell disa mundësi të bukura ose takime stimuluese që mund t’ju tregojnë një rrugë të re, ndoshta më të përshtatshme për ju. Ditën e hënë dhe të martë Hëna në pozicion të pafavorshëm do t’ju bëjë të ndiheni nervozë. Është më mirë të shtyni diskutimet dhe përballjet për të mërkurën dhe të enjten. Dita me fat e javës është e enjtja.

Bricjapi

Të dashur Bricjapë, transiti i gjatë i Marsit në shenjën e Gaforres po ju vë në provë: ju ndiheni pa dyshim të lodhur, si nga pikëpamja fizike ashtu edhe psikologjike, dhe, aty nga mesi i javës me Hënën në pozicion të pafavorshëm, situata vetëm sa do të përkeqësohet. Për fat të mirë do të keni mbështetjen e Venusit, që do t’ju ndihmojë të gjeni paqe dhe qetësi në shoqërinë e një personi të veçantë. Dita me fat e javës është e marta.

Ujori

Të dashur Ujorë, kjo nuk është një periudhë me fat në dashuri: Venusi duke kaluar transit në shenjën “armike” të Akrepit sjell një ndjenjë mbytjeje në jetën tuaj në çift, ndërkohë që për ju liria është me të vërtetë e rëndësishme. Në fundjavë, me Hënën e pafavorshme, mund të lindin edhe momente mjaft të nxehta tensioni. Më mirë të synoni dialogun me partnerin në ditët më të qeta të së mërkurës dhe të enjtes. Dita me fat e javës është e mërkura.

Peshqit

Të dashur Peshq, java juaj fillon me dy ditë të ngarkuara, në të cilat gjithçka do të duket se po shkon keq. Por, mos u shqetësoni, është vetëm Hëna në pozicion të pafavorshëm. Duke filluar nga e mërkura situata do të përmirësohet ndjeshëm. Venusi i favorshëm ju sjell fat në fushën e ndjenjave: çiftet do të ndihen më të afërt se kurrë, ndërsa për beqarët mund të ketë takime që mund të mos zgjasin shumë, por janë shumë pasionante! Dita me fat e javës është e diela!/LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button