Vendi

E rëndë në Sarandë/ Babai përplas aksidentalisht me makinë të bijën 3-vjeçare

Një 3 vjeçare është transportuar nga urgjenca e Sarandës drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi u përplas aksidentalisht me automjet nga babai i saj.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Borsh.

Sipas burimeve, mësohet se babai i 3 vjeçares, Ilia Laba, ka qenë duke hyrë te porta e oborrit të banesës, kur ka goditur aksidentalisht 3 vjeçaren.

Menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës, ku pas ndihmës së parë dhe skanerit të bërë fëmijës u konstatua se nga goditja me makinë ka pësuar goditje në organet e brendshme dhe në mushkëri, por jashtë rrezikut për jetën.

Për rrjedhojë është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë babai i vajzës, Ilia Laba, do të ndiqet në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Borsh/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në fshatin Borsh, shtetasi I. L., 38 vjeç, duke kryer manovrën mbrapsht me automjetin tip “Benz” për t’u futur në portën e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij 3-vjeçare. E mitura ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button