Anija kozmike e SpaceX arrin në stacionin hapësinor për të marrë astronautët e bllokuar në hapësirë
Dy astronautët e NASA-s të bllokuar në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) që në muajin qershor, kanë pritur të dielën misionin e shpëtimit të kompanisë SpaceX.
Anija kozmike “Dragon” e SpaceX u nis drejt hapësirës të shtunën me një ekuipazh të reduktuar prej dy astronautësh dhe dy vende të rezervuara për kolegët e tyre të bllokuar në hapësirë, të cilët pritet të kthehen në tokë vitin që vjen.
Kapsula “Dragon”, kishte në bord astronautin e NASA-s, Nick Hague dhe pjestarin e Agjencisë Hapësinore të Rusisë, Alexander Gorbunov, të cilët do të qëndrojnë në hapësirë deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Fillimisht, misioni i parë testues ‘Starliner’ i NASA-s ishte planifikuar që të zgjaste vetëm një javë, por për shkak te defekteve kozmike, u vendos që dy astronautët Butch Wilmore dhe Suni Williams të qëndronin në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), ndërsa anija e tyre kozmike u kthye pa ekuipazh në tokë në fillim të Shtatorit./TEMA