Bota

“Anglia do pushtonte Holandën”, deklarata tronditëse e ish-kryeministrit Johnson: Do merrnim 5 milionë vaksina

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka rrëfyer se urdhëroi liderët ushtarakë të planifikonin një bastisje në një fabrikë holandeze në mars 2021 për të marrë 5 milionë doza të vaksinës anti-Covid, për të cilat Bashkimi Evropian kërcënonte se do të bllokonte eksportin drejt Britanisë së Madhe.

Në një fragment nga kujtimet e tij, të botuar nga Daily Mail, Johnson shpjegoi se kishte marrë garanci nga Zëvendës Shefi i Shtabit të Mbrojtjes britanike në atë kohë, gjeneral-lejtwnant Doug Chalmers, se një operacion ushtarak për të kaluar Kanalin me varka të vogla dhe lundrimi në kanalet holandeze do të kishte qenë i realizueshëm.

Megjithatë, vetë Chalmers e kishte paralajmëruar atë për pasojat e mundshme diplomatike, duke theksuar se misioni nuk do të kalonte pa u vënë re dhe se “nëse do të zbuloheshim, do të duhej të shpjegonim pse në fakt po pushtonim një aleat të NATO-s”. Johnson pranoi se ishte kishte rënë dakord në fshehtësi me këshilltarët, të cilët e konsideruan idenë “të çmendur”, por nuk donin ta pranonin publikisht.

Vaksinat në fjalë i përkisnin kompanisë AstraZeneca, dhe po përdoreshin gjerësisht si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Holandë. Në mars 2021 dozat e prodhuara në fabrikën holandeze ishin ende në pritje të miratimit nga Bashkimi Evropian. BE, e cila kishte një kontratë me AstraZeneca për furnizime, po kërkonte të frenonte vaksinat, një vendim që Johnson ia atribuon presionit të bërë mbi bllokun nga presidenti francez Emmanuel Macron.

“Britania po vaksinonte më shpejt se BE-ja. Pas dy muajsh negociatash të pafrytshme, kisha arritur në përfundimin se BE-ja po na trajtonte me keqdashje dhe përbuzje, pasi ne po vaksinonim popullsinë tonë shumë më shpejt se ata,” tha ai.

Johnson, i zgjedhur kryeministër në dhjetor 2019, u detyrua të jepte dorëheqjen në 2022 për shkak të një sërë skandalesh, duke përfshirë shkeljen e kufizimeve anti-Covid gjatë mbylljes./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button