Vendi

Pritë punonjësit të Burgjeve në Tiranë, 36-vjeçari sa del nga shtëpia sulmohet nga 3 persona, i marrin armën dhe e bëjnë për spital 

Një punonjës i Policisë së Burgjeve është dhunuar në mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë.

Mësohet se pas ngjarjes punonjësi i Burgjeve Arbër Labi transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Mësohet se incidenti ka ndodhur në zonën e Yzberishtit, ndërsa dyshohet se dhunimi ka ndodhur për shkak të detyrës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.09.2024, rreth orës 05:00, në rrugën “Tre Dëshmorët”, Yzberisht, shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button