Life Style

“Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë”, habit neurokirurgu

Pas disa vitesh, mund të komunikojmë me njëri-tjetrin nga distanca, pa përdorur mjetet e komunikimit masiv…” Kështu u shpreh neurokirurgu i njohur Kita Sallabanda, i ftuar në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama.

Mjeku tha se ishte i bindur se pas 10 vitesh, mjekësia do të jetë shumë më ndryshe se sot.

Sallabanda: Ndoshta pas disa vitesh, nuk do të kemi nevojë të jemi këtu në tavolinë, por mund të jemi në distancë që të komunikojmë me njëri-tjetrin.

Rama: Pa telefon

Sallabanda: Pa telefon! Kjo është e ardhmja

Rama: Tani, na tmerrove fare! Me çip në kokë?

Sallabanda: Me telepati, me elementët dhe të gjitha që kemi. Është e ardhmja

Rama: Domethënë, unë do të mbyll sytë dhe do të flas me ty në Spanjë, pa mjete të tjera

Sallabanda: Këtu e 10 vite, do ta shohim. Unë u them studentëve të mi dy gjëra: E para, them mjekësia është shkenca e probabilitetit dhe e dyta, mjekësia që ne njohim sot, do të jetë ndryshe pas 10 vitesh.

Rama: Këtë nuk besoj se mund ta diskutojë njeri

/TEMA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button