Nuk e pranoi kurrë si anëtare të familjes, ndërron jetë njerka e Madonna-s
Njerka e këngëtares së famshme Madonna, Joan Ciccone, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, pasi humbi betejën e gjatë me kancerin
Njerka e këngëtares së famshme Madonna, Joan Ciccone, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, pasi humbi betejën e gjatë me kancerin.
Në njoftimin e bërë për vdekjen e saj thuhet se Joan do t’u mungojë pafundësisht familjes dhe miqve, të cilëve u zbukuroi jetën me entuziazmin, gëzimin dhe dashurinë e saj.
Ndërkohë në lidhje me lajmin e ndarjes nga jeta të Ciccone, ylli i popit nuk ka reaguar ende publikisht.
Mediat e huaja shkruajnë se Joan u martua me babain e këngëtares së famshme, Silvio Tonz Ciccone, në vitin 1966. Së bashku ata rritën gjashtë fëmijët e tij nga martesa e pare me ish-bashkëshorten, e cila gjithashtu quhej Madonna.
Ndërkohë nëna biologjike e artistes, Madonna Fortin, ndërroi jetë në vitin 1963 nga kanceri i gjirit, kur Madonna ishte vetëm pesë vjeçe.
Nga ana tjetër, është përfolur shpesh se Madonna dhe Joan nuk kishin një marrëdhënie të mirë. Në vitin 2002, këngëtarja ka deklaruar se marrëdhënia e tyre ishte e vështirë dhe pranoi se nuk e kishte pranuar Joan ndërsa po rritej. Ajo gjithashtu përmendi se herë pas here kishte vuajtur për shkak të momenteve të kaosit në shtëpinë e tyre.
“Nëna ime vdiq kur isha fëmijë, gjë që ishte shumë e vështirë për mua. Duke reflektuar mbrapa, mendoj se edhe për të ishte e vështirë. Unë isha shumë e lidhur me babain dhe nuk doja të pranoja ndryshimin në jetën time”, tha Madonna në atë kohe/gsh