Cili konsiderohet dënimi me vdekje më i tmerrshëm në histori?
Nuk ka asnjë metodë ekzekutimi që nuk është e dhimbshme, por një njeri në shekullin e 16-të u përball me atë që njihet nga shumë si “dënimi më brutal me vdekje” në histori. Nëse jeni të njohur me historinë, atëherë e dini se njerëzit e së kaluarës ishin shumë plot fantazi kur bëhej fjalë për pajisjet e torturës.
Qoftë demi famëkeq prej bronzi, i cili ngadalë do ta pjek viktimën e tij, “gomari spanjoll” i cili ngadalë e preu fatkeqin përgjysmë, ose thjesht i kalbur për një kohë të gjatë në një birucë të harruar – të gjitha këto ishin fate të tmerrshme, shkruan Unilad.
Ajo që ndodhi me Richard Roose ndoshta tejkalon gjithçka tjetër. Në 1531 Roose ishte kuzhinier te peshkopi John Fisher i Rochester-it dhe u akuzua për helmimin e mysafirëve të tij. Ai u dyshua se shtoi një pluhur të dyshimtë në qullën e konsumuar nga të ftuarit, mes tyre dhe dy lypsarë që ndodheshin në darkë.
Pasi të ftuarit u sëmurën rëndë dhe lypësit vdiqën, Roose iku. Megjithatë, ai shpejt u kap dhe u dërgua në Kullën e Londrës, ku u torturua për të zbuluar motivet e tij. Gjatë marrjes në pyetje, Roose pretendoi se ai e shtoi pluhurin në ushqim si një shaka, duke mos ditur se ishte helmues dhe vdekjeprurës.
Pavarësisht pretendimeve të tij, mbreti Henry VIII, sundimtari në atë kohë, nuk ishte i mëshirshëm. Ai miratoi një ligj që e shpallte helmimin një akt tradhtie.
Sipas ligjit të kohës, tradhtarët zakonisht tërhiqeshin zvarrë nëpër rrugë, vareshin, tredheshin dhe më pas ndaheshin përgjysmë. Ndëshkimi i Roose ishte edhe më brutal. Më 28 shkurt 1531, pa asnjë provë konkrete përveç fjalës së mbretit, Roose u dënua me vdekje. Në ekzekutimin e tij, para një turme të madhe në Londër, ai u zhyt tre herë në një kazan me ujë të valë derisa vdiq.
Nuk është për t’u habitur që shumë njerëz mbetën të tmerruar nga vdekja mizore. Njerëzit e quajtën ekzekutimin “më brutalinndonjëherë”, ndërsa të tjerët thjesht arritën në përfundimin se mizoria njerëzore nuk njeh kufi./TEMA