Bota

Kishin lënë takim online, adoleshenti vret 42-vjeçaren në Itali, prej një jave figuronte e zhdukur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një grua e cila ishte e zhdukur prej dy javësh, është gjetur e vrarë. Mësohet se një 17-vjeçar u arrestua nga policia si i dyshuar për vrasjen e 42-vjeçares Maria Campai. Siç raportohet i mituri dhe viktima ishin njohur në internet, dhe më pas kishin lënë një takim intim.

Dyshohet se mes tyre ka pasur një konflikt që dhe më pas ka çuar në vrasjen e 42-vjeçares, ndërsa rrethanat konkrete nuk dihen ende. Sipas hetimeve paraprake,

17-vjeçari e ka goditur me dhunë gruan në kokë, duke i shkaktuar dëmtime shumë të rënda. Nuk dihet nëse ai tentoi ta mbyste për ta vrarë. Më pas ai ka tërhequr trupin e gruas, dhe e ka çuar në rrënojat e një shtëpie të braktisur, në një vend që ishte i vështirë për t’u vënë re.

Zhdukja e gruas me origjinë rumune u raportua të premten e kaluar nga motra e saj që bashkëjetonte, duke raportuar se 42-vjeçarja kishte shkuar në Viadana për një takim.

Gjithashtu motra tha se djali i arrestuar, ishte i njëjtë me personin që e Maria ishte larguar për herë të fundit. Gruaja shpjegoi se ishte takuar rastësisht me të riun me të cilin ishte larguar motra e saj më 19 shtator.

“Po hynte në një farmaci. E njoha, ishte ai. Pastaj e di që shkoi në takim me të”, tha ajo./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button