Life Style

Pas Marinës edhe Luana rikthehet në Top Channel

Disa ditë më parë bëmë të ditur ekskluzivisht se Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel për të marrë drejtimin e “Për Shqiptarët” krah Elvis Naçit.

Ndërsa sot, në rrjet po qarkullon lajmi se edhe motra e saj, Luana Vjollca do të rikthehet në “Top Channel”.

Dyshimet i ka shtuar gazetari Meridian Ramçaj, i cili gjatë një interviste duket se ka konfirmuar rikthimin e Luanës bashkë me emisionin e saj të njohur, “Shiko kush luan”.

“Shiko kush luan, ju kujton gjë?” – shprehet Ramçaj në “Rreze dielli”, duke konfirmuar më pas rikthimin e Luanës.
Kujtojmë se Luana u largua nga Top Channel, pasi nuk mori dot moderimin e Big Brother Vip 3, post që iu besua Arbana Osmanit. Por me ikjen e kësaj të fundit, motra e vogël Vjollca rikthehet në ekranin e TCH, me të njëjtin emision me lojëra që kishte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button