Sport
Ndeshja e vitit në Bundesligë/ Bayern Munchen-Leverkusen i besohet këtij arbitri
Ndeshja e vitit në Gjermani, ajo mes Bajern Mynih dhe Bajer Leverkusen, e cila do të luhet të shtunën në orën 18:30, i është besuar përsëri arbitrit nga Berlini Felix Zwayer.
Emri i 43-vjeçarit nuk është i ri në këtë duel pasi ai ka qenë kryesori i ndeshjes të luajtur në muajin shkurt kur Leverkusen mundi Bayernin me shifrat e thella 3-0.
Në muajt e fundit arbitri është kritikuar shpesh herë për vendimet, të cilat i ka marrë në fushë.
Por ky fakt nuk e pengoi që të gjykonte katër ndeshje në “Euro 2024”.
Mes tyre ishte edhe gjysmëfinalja mes Anglisë dhe Holandës.
Të shtunën e kaluar arbitrit iu besua ndeshja mes Al-Wasl dhe Al-Nasr (3-1) në Emiratet e Bashkuara Arabe.