Messi vendos ta mbyllë karrierën atje ku nisi ëndrrën, te ekipi i fëmijërisë
Lionel Mesi me shumë gjasa nuk do ta mbyllë karrierën tek Inter Majemi. Siç raporton gazeta “El Nacional”, tetë herë fituesi i Topit të Artë tashmë ka vendosur të kthehet në vendlindjen e tij, Argjentinë. Prandaj, Mesi nuk dëshiron ta mbyllë karrierën e tij në Majemi, por me klubin e fëmijërisë, Newell’s Old Boys.
Mesi e filloi karrierën e tij në klubin nga provinca argjentinase, Rosarios dhe luajti atje deri në moshën 13-vjeçare. Më pas, ai shkoi në Europë dhe iu bashkua Barcelonës, ku qendroi për më shumë se 20 vjet dhe bëri histori.
Sipas raportit, ëndrra e tij është ta mbyllë karrierën te Newell’s Old Boys. Pavarësisht suksesit të tij botëror, ai kurrë nuk e harroi klubin e tij të fëmijërisë. /LIVING