Lajme

Cekja i Beratit në ekran jo si artist, por si hallexhi: Faturat e ujit më duken si për një lavazh shtëpie

Humoristi i mirënjohur Sejfulla Myftari ndryshe i njohur si Cekja i Beratit i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” jo si artist, por si hallexhi.

Ai ka problem me shtëpinë e tij të pushimit që ka në Sarandë, pasi edhe pse nuk jeton njeri ai paguan faturat e ujit mbi 6000 lekë në muaj. Shtëpinë në Sarandë Cekja e ka prej 22 vitesh, por problemin me mbifaturim e ka kohët e fundit.

Ai tregon për “Fiksin” se në dy muaj korrik e gusht faturat e ujit kapin vlerën prej 11.500 lekë pa qenë kush në shtëpi. “Unë duhet të pyes komshinjtë mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh”, shprehet ai me humor.

Më pas tregon se ka bërë kërkesë pranë UKS për ndërrim të matësit dhe ka shlyer gjithë pagesat me vlera të konsiderueshme duke i zeruar ato në korrik të 2024. Por çudia ndodh se edhe pse kishte zeruar gjithçka në UKS ai del sërish debitor. Faturat e korrikut dhe gushtit janë në vlerën 11500 lekë. Ankohet sërish dhe merr si përgjigje që nuk është faji lexuesit, pra nuk ka mbifaturim, por fajin e ka sahati.

Fiksi” bashkë me Ceken i drejtohen shërbimit të klientit të UKS-së dhe ai shprehet se është në dijeni të problemit, por që matësi i ujit aq ka regjistruar. Ndërkohë që Cekja shpjegon se matësi është ndërruar punonjësi i shpjegon se matja e sahatit të ri pasqyrohet në muajin shtator. Ndërkohë që faturimet për muajt korrik e gusht janë nxjerrë nga matësi që kanë hequr. I pyetur nga ana e Cekes se pse del debitor kur i ka kryer të gjitha pagesat, punonjësi shpjegon se në matësin që kanë hequr kishte ende metra kub uji të pa lexuara.

Ndërkohë që “Fiksi” dhe Cekja është në zyrat e UKS-së, drejtori i këtij institucioni telefonon gazetaren e Fiksit duke i thënë se nuk është në dijeni, por që problemin do e zgjidhin menjëherë.

Fiksi shoqëron Ceken në shtëpinë e tij të pushimit në Sarandë për të parë matësin e ri. Në shtëpinë e humoristit kontrollojnë për ndonjë rrjedhje të mundshme të ujit që nuk e konstatojnë. Edhe komshinjtë nuk janë ankuar për ndonjë rrjedhje të mundshme, pra duke u e përjashtuar si fakt. Edhe specialistet e UKS-së që i kanë shoqëruar në shtëpi Ceken nuk shohin rrjedhje dhe së bashku mbyllin çdo saraçineskë në shtëpi.

Pak më vonë, gjatë orarit të furnizimit me ujë, grupi i UKS-së shkon sërish dhe bëjnë filmime të sahatit i cili regjistron konsum, pa patur njeri në shtëpi dhe çdo gjë ishte e mbyllur. Fiksi rikthehet sërish në Ujësjellësin Sarandë ku kërkon procesverbalet e heqjes së sahatit të vjetër dhe vendosjen e të riut, Si dhe si është e mundur që edhe sahati i ri regjistron konsum.

UKS- së në përgjigje të saj shkruan nga verifikimi i bëre nga grupi më 24/09/2024 u konstatua se ujëmatësi vazhdon të regjistrojë konsum, por pa dhënë shpjegim se pse. Gjithashtu ata këshillojnë të kontrollohet linja nga ujëmatësi në drejtim të banesës për të gjetur defekte të mundshme. Defekte që punonjësit e UKS-ë edhe pse inspektuan shtëpinë nuk i gjetën. /TCh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button