Life Style

“Problemet me shikimin më ndihmuan në aktrim”/ Habit aktori i famshëm: Kur nuk shoh në mëngjes…

Jake Gyllenhaal ka lindur me një “sy dembel” të korrigjuar natyrshëm dhe ka mbajtur lente korrigjuese që kur ishte rreth 6 vjeç

Jake Gyllenhaal ka lindur me një “sy dembel” të korrigjuar natyrshëm dhe ka mbajtur lente korrigjuese që kur ishte rreth 6 vjeç. Për Gyllenhaal-in, megjithatë, ky problem është një ‘pasuri’ që e çoi drejt aktrimit.

Ylli 43-vjeçar i Hollivudit së fundmi foli për “The Hollywood Reporter” se si e ka përdorur problemin e shikimit në aktrimin e tij.

“Dua të mendoj se është një avantazh,” i tha ai ET, duke shtuar:

“Kur nuk shoh në mëngjes, para se të vendos syzet, është një vend ku mund të jem me veten time”.

Kjo nuk është hera e parë që Gyllenhaal diskuton problemin e tij të shikimit. Në vitin 2017, ylli 43-vjeçar foli për “Telegrafin” se si mbajtja e syzeve të mëdha në shkollë në Los Angeles shkaktoi vëmendje dhe ngacmime të padëshiruara.

“Isha një objektiv i lehtë,” tha ai për vitet e tij të shkollës, duke shtuar më pas:

“Dhe unë kam qenë gjithmonë një fëmijë i ndjeshëm”.

Një temë për të cilën është më pak i hapur për të folur është partnerja e tij Jean Cantier, modelja 26-vjeçare nga Franca dhe nëse do martohen apo jo. / Gazeta shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button