ShowBiz
Gloria shkon të mjelë lopën me syze, Dijonis Biba batuta: Ke ngatërruar bllokun me stallën e lopëve
Një debat ka ndodhur këtë pasdite mes Glorias dhe Dijonisit. Ishte pikërisht ky i fundit, i cili “kritikoi fermeren.
Dijonisi shprehet se Gloria ka ngatërruar bllokun me stallën e lopës për arsye se ka shkuar t’a mjelë me syze.
Pjesë nga biseda:
Dijonisi: Me syze mjelë lopën
Gloria: O zot i madh pse duhet të komentosh çdo gjë timen? Ashtu do t’a mjelë
Dijonisi: Zemra, ti ke ngatërruar bllokun me stallën e lopëve
Gloria: Po pse duhet të bësh lajme me mua? Pse duhet të më komentosh mua?
Dijonisi: Po pse duhet të vish të mjelësh lopën me ato syze
Gloria: Po kjo është punë për mua
Dijonisi: Dakord të kërkoj ndjesë, jepi… / Lajmifundit