Shëndet

FËMIJET PO HUMBASIN SHIKIMIN/ Studimi: “Një në tre fëmijë nuk sheh qartë në distancë”

Sipas studimit më të fundit, një në tre fëmijë vuan nga miopia ose ndryshe “nuk shohin qartë gjërat në distancë.” Studiuesit thonë se ky shqetësim global sa vjen e rritet, aq sa deri në vitin 2050 pritet të preken miliona fëmijë të tjerë. Shikimi i fëmijëve është përkeqësuar ndjeshëm sidomos pas pandemisë së Covid-19

Një në tre fëmijë nuk shohin qartë në distancë, duke bërë që të vuajn nga miopia. Ky është studimi i realizuar së fundmi dhe studiuesit janë të shqetësuar nga shifrat në rritje, aq sa deri në vitin 2050 pritet të preken miliona fëmijë të tjerë, ata e vënë theksin se shikimi i fëmijëve është përkeqësuar ndjeshëm sidomos pas pandemisë.

Periudha e Covid-19 pati ndikim mjaft negativ te fëmijët pasi ata shpenzonin shumë kohë para ekraneve.

Normat më të larta të miopisë paraqiten në Azi, 85% e fëmijëve në Japoni dhe 73% në Korenë e Jugut. Ndërsa në Kinë e Rusi 40% e fëmijëve mbajnë syze.

Nivelet më të ulëta të këtij problemi janë në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Paraguai dhe Uganda. Studimi i botuar te ”British Journal of Ophthalmology”, shqyrtoi kërkimet që përfshinin më shumë se 5 milionë fëmijë dhe adoleshentë nga 50 vende në të 6 kontinentet. Nga viti 1990 deri në 2023-in, miopia është rritur me 36%.

Ka faktorë që e bëjnë atë shumë më të mundshme, siç është për shembull gjenetika kur fëmijët e trashëgojnë prej prindërve. Por në shumicën e rasteve lidhet me ekspozimin ndaj ekranit të telefonit, kompjuterit apo televizorit./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button