Dëbora zbardh pas 12 vitesh këtë vend, kaos në rrugë, raportohen edhe viktima
Dëbora ka shkaktuar kaos në Afrikën e Jugut, e cila është zbardhur në disa zona për here të parë pas 12 vitesh. Sipas ekspertëve vendi nuk ishte i përgatitur për fenomenin e rrallë i cili ofroi në fakt një panoramë unike. Në një pjesë të madhe të Afrikës së Jugut gjithçka është mbuluar nga dëbora.
Reshjet rekord kishin bllokuar vendin për herë të fundit që në vitin 2012. Imazhet janë unike. Por gjithashtu dëbora po shkakton shumë kaos. Dy persona kanë humbur jetën nga hipotermia pasi automjeti i tyre u mbulua me borë në autostradë. Më shumë se një mijë mjete patën të njëjtin fat. Shumë kaluan 2 netë në makinat e tyre pa lëvizur. Provincat e KëaZulu-Natal dhe Free State janë më të prekurat deri më tani.
Shkollat janë të mbyllura dhe fermerët po shohin të korrat e tyre të mbuluara me bore dhe bagëti të vënë në vështirësi. Qeveria paralajmëron gjithashtu për përmbytje sapo bora të fillojë të shkrihet. Stuhia ka ngritur pikëpyetje në lidhje me aftësinë e Afrikës së Jugut për të trajtuar kushte të tilla ekstreme të motit në krahasim me vendet veriore, të cilat përjetojnë rregullisht reshje dëbore dhe përdorin pajisje të tilla si gomat e dimrit dhe fadromat e borës. Agjencia Kombëtare e Rrugëve të Afrikës së Jugut tha se infrastruktura e vendit nuk ishte e pajisur për të përballuar kushte të tilla të rralla./albeu.com