Shëndet

Vaji i peshkut, si ta përdorni kundër atakut në zemër

Sipas një studimi i cili përqendrohej tek llojet e omega-3, doli në përfundimin, se trupit i nevojitet një dozë e përditshme e këtij suplementi.

Nga tri llojet e omega-3 trupi ynë arrin të prodhojë një sasi të pakonsiderueshme vetëm të dy prej tyre. Ndaj dhe mjekët këshillojnë që të merren dozat e tyre sipas moshës dhe rastit mjekësor.

Roli dhe burimet ku mund ta gjeni

Yndyrat e shëndetshme si omega-3 luajnë role vitale për shumë organe të trupit tonë. Ato janë hallkat kryesore të përbërjes së molekulave të yndyrave që formojnë muret e qelizave të trupit. Këto yndyra ndihmojnë në prodhimin e energjisë që qelizave i duhet për të kryer funksionet e përcaktuara, përfshi këtu dhe sistemin kardiovaskular. Për të mbrojtur shëndetin e zemrës, personat duhet që të përfshijnë në regjimin e tyre ushqime që përmbajnë këtë lloj yndyre. Farat e linit, sipas studiuesve, janë shumë të rëndësishme pasi ato përmbajnë elementin kryesor që nxit trupin të prodhojë përbërjen e omega-3. Peshku është një tjetër produkt i cili është i pasur me omega-3 përveç vlerave të tjera që ka për ushqimin.

Doza dhe efektet

Sipas studimit, mjekët vlerësuan se për të patur një rezultat sa më të mirë për shëndetin e zemrës, omega-3 duhet konsumuar çdo ditë. Mjekët këshillonin që vaji i peshkut mund të konsumohet edhe nga personat që nuk vuajnë nga problemet e zemrës. Ataku i zemrës në shumicën e rasteve nuk vjen si rezultat i sëmundjeve të mëparshme të zemrës, por shkaktohet nga stresi, kolesteroli i lartë, etj.

Pra, duke marrë vaj peshku më shumë se 840 mg në ditë, atëherë do të arrini të ruani shëndetin e zemrës suaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button