Kulturë
Filmi ikonë “Kapedani” i nënshtrohet restaurimit në 4K.
Filmi ikonë “Kapedani” iu nënshtrua restaurimit në 4K.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku jep detaje në lidhje me transmetimit të filmit këtë të martë.
Krahas pamjeve të postuara kreu i qeverisë shkruan, se ‘restaurimi në 4K bën që ky xhevahir i artit shqiptar të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat’.
“Edhe filmi ikonë “KAPEDANI” iu nënshtrua restaurimit në 4K, duke bërë që ky xhevahir i artit shqiptar të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat.
Pas premierës sot, në orën 19:00 në kinema Milenium ku biletat janë falas”, shkruan Rama./Top Channel