Life Style

Shpërthimi i biperave/ Eksperti i IT, Demiri: Çdo pajisje teknologjike është e aksesueshme për t’u shpërthyer!

Eksperti i IT-së, Erion Demiri është shprehur se çdo pajisje teknologjike është e aksesueshme për t’u përdorur për shpërthime, siç ishte edhe rasti i biperave në Liban të anëtarëve të Hezbollahut.

I ftuar në emisionin ‘Syri i Botës në Syri Tv, Demiri tha se në shpërthimet e pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut është një sulm i sofistikuar dhe i përdorur me dinakëri, ndërsa vetë eskpertët e sigurisë së Hezbollah janë befasuar nga dinakëria e përdorur nga Izraeli, që dyshohet të ketë komanduar shpërthimet.

Për herë të parë, thotë eksperti Demiri, pajisje të tilla janë përdorur në vitet ’60-’70, ndërsa në rastin e biperave të Hezbollah, dyshohet se lënda plasëse të jetë vendosur brenda baterive, duke e bërë të pamundur pikasjen e tyre.  Pretendohet që në brendësi të baterisë të jetë vendosur lënda plasëse, duke e bërë të vështirë për ta dalluar.

Janë habitur nga një dinakëri e tillë që mund të shpërthejë direkt. Janë përdorur për herë të parë në vitet ‘60-’70 në botë. Përdoren sot sidomos në strukturat spitalore, nuk ofrojnë komunikime të dyanshme, pajisje vetëm për të marrë sms. Gjejnë zbatim kur do të jesh i sigurtë për të lajmëruar mjekët apo skuadrën e punës. E njëjta gjë ka ndodhur me anëtarët e Hezbollah në Liban.

Pretendohej të ishte më pak e prekshme nga këto problematike, janë prekur që në momentin e prodhimit, midis nga prodhimi – deri sa ka arritur tek anëtarët e Hezbollah, u vendos eksploziv brenda tyre. Janë shpërthyer në një mënyrë të koordinuar në të njëjtën kohë, kemi pasur një numër të madh të plagosurish dhe viktima.

Nga ana teknike që çdo pajisje që është e lidhur me rrjet komunikimi, sigurisht që mund të aksesohet. Pajisjet që janë prekur më parë dhe i janë dhënë armikut janë përdorur kryesisht për të përgjuar apo diktuar lëvizjen e personave. Ky ishte sulm aktiv. Të gjitha pajisjet teknkologjike, që ndërhyhet mund të preken.

Është sulm i sofistikuar, ekziston kjo lloj mënyre dhe të dëmtosh kështu. Kemi të bëjmë me sulm goxha dinak. Personat e sigurisë së Hezbollahut nevrikosen me faktin që se kanë imagjinuar diçka të tillë. Pretendohet që në brendësi të baterisë të jetë vendosur lëndë plasëse, e vështirë për t’u dallluar. Kjo e ka çuar luftën në një dimension tjetër.

/SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button