Bota
Shkundet Argjentina, goditet nga tërmeti me magnitudë 6-të
Një tërmet me magnitudë 6 ka goditur rajonin e San Luis në Argjentinë, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).
Bëhet me dije se epiqendra ishte rreth 88 kilometra në veriperëndim të Villa General Roca dhe kishte një thellësi prej 129 kilometra nën sipërfaqen e Tokës.
Lëkundje janë ndjerë edhe në provinca të tjera si La Rioja, San Juan, Mandoza dhe Cordoba.
Deri më tani, nuk ka pasur raporte për dëme apo viktima.
Megjithatë, mund të duhen disa orë derisa autoritetet të kryejnë vlerësimet gjithëpërfshirëse të dëmeve. /OraNews