Bota

Rama fjalim në samitin e OKB: Shqipëria vend i vogël, por i ka dhënë botës një shembull të mirë

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në asamblenë e OKB-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se bota përballet me sfida të reja, të cilat kërkojnë angazhimin e përbashkët të të gjitha shteteve

“Sot sytë e botës duhet të jenë të kthyera në këtë mbledhje. Mund të themi se popujt e botës vazhdojnë të besojnë në premtimin e një të ardhmeje më të mirë ndërsa na shohin të mbledhur këtu. Dyshoj seriozisht për këtë dhe kjo është dicka me të cilën duhet të përballemi nën këtë çati të OKB. Ne duhet të kemi kurajon të pranojmë se së fundmi veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg përmbushjes së pritshmërive të popujve që deklarojmë se u shërbejmë”, u shpreh kryeministri.

“Bota ka ndryshuar dramatikisht që kur OKB është themeluar 8 dekada më parë. Duhet të përpiqemi që të rimarrim ndjesinë e përbashksisë që ka humbur. Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht dhe në qoftë se nuk përballemi me to me një reënd të ri, do të dështojmë të gjithë së bashku. Problemet që përballemi sot kërkojnë përgjigje kolektive”,tha Rama.

Ai shprehu gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë për Paktin për të Ardhmen, teksa shtoi se vendi ynë ka treguar shembuj se si një vend i vogël mund të bëjë gjëra të mëdha, që nga strehimi i hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore, te mikpritja e afganëve.

“Shqipëria mbështet plotësisht Paktin për të Ardhmen dhe angazhimet e saj. Por ato duhet të përmbushen, të zbatohen. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël ,por i ka dhënë botës një shembull të mirë që është ccuar në mbrojtje të humanizmit.

Shqipëria pas rënies së Kabulit në duar të talebanëve, strehuam mijëra afganë. Shqipëria gjithashtu I ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Terezën”, tha Rama. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button