Psikologia: Si e ndryshon sjelljen një përdorues i narkotikëve?
Psikologia Graciela Mana tregoi se efektet e drogave në organizëm janë të ndryshme të njerëz të ndryshëm.
Kjo sipas tij, është në varësi të tolerancës së organizimit ndaj substancës dhe efekti ndryshon nga doza e parë në një përdorim të dytë apo të tretë.
“Sistemi biologjik i individit është i ndryshëm në përdorimin e substancave. Rastet e këtyre drogave të reja janë më të vështirat për t’u menaxhuar për shkak të humbjes së koshiencës, kokaina, heroina koshienca është prezente, nuk flasim për mbidozim.
Reagimi varet nga toleranca e organizmit të individit. Me kalimin e kohës shtohet toleranca, duhen doza më të larta për të arritur efektin që duan, për shemull euforia.
Doza është e ndryshme në varësi të tolerancës”, shpjegoi psikologia në emisionin Review në Euronews Albania./OraNews