FORMULA 1/ Norris i bën “presion” Verstappen, britaniku fiton në Singapor dhe mban të hapur garën për titullin kampion
Lando Norris është fituesi i Çmimit të Madh të Singaporit, duke e çuar në tre numrin e garave të fituara këtë sezon.
Piloti britanik e dominoi këtë garë nga fillimi deri në fund, duke mos e humbur në asnjë moment vendin e parë.
Pas tij erdhi kampioni i Botës në fuqi, Max Verstappen, i cili ishte mbi 20 sekonda larg britanikut, teksa podiumi u plotësua nga një tjetër pilot i McLaren, Oscar Piastri.
Charles Leclerc bëri një paraqitje të mirë, duke u ngjitur në vendin e pestë, pa mundur dot të parakalonte Russell, teksa Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë.
Kështu gara për titullin kampion vazhdon të jetë e hapur, me Norris që ka shkurtuar diferencën me Verstappen në 52 pikë, ku kanë ngelur dhe gjashtë gara.
Sa i përket garës për instruktor, McLaren ka thelluar diferencën me ndjekësit dhe është shumë pranë titullit kampion./Top Channel