Kulturë

Ernest Baba nga Shqipëria fitues i çmimit të madh i Fokus Word

Ernest Baba nga Shqipëria me foton Prek me sy është fituesi I vendit të pare dhe I shunës së një mijë dollarëve I edicionit të 15 I konkursit ndërkombëtar të fotografisë Fokus WORD I organizuar në Fier.

“Prek Me Sy” është pra tema dhe motivi i edicionit tonë të 15të dhe ftesa vjen për të gjithë, fotografë apo jo. Le ta vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku edhe në këtë edicion jubilar.
Fokus Award mbush 15 vjet, duke arritur në këtë përvjetor jo vetëm si festivali më jetëgjatë dhe më i madh i trevave shqipëtare por edhe si një festival ndërkombëtar dhe si porta kryesore nga ku kalon pikërisht ndërkombëtarizimi i fotografisë shqiptare, Fokus Award, në gjithë këto vite na ka mesuar se fotografia përtej dokumentimit të konditave humane dhe artit, është edhe ndjenjë, qëndrim, është rezistencë.

Drejtori ekzekutiv I këtoj konkursi ndërkombëtar fotografie Arben Alliaj do pohonte se për këtë vit ka pasur një tjetër qasje, ajo drejt dhënies më shumë hapsirë fotgrafisë së word press.

Nga ana tjetër që në celje të aktivitetit I cili ishte konceptuar me ekspozirën në Tiranë edhe në Fier organizatorët folën se Fokus Woed ka marr dimesione jo vetëm në rajon për edhe në vende të ndryshme të botës

Organizatorët me një grup bashkpuntorësh nga Italia e Greqia arritën që të parqiteshin 600 punime për këtë eveniment që juria e përbëra nga emra të njohur të fotografisë shqiptare , rajonit e në botë të përzgjedhinjë të tretën e tyre.

Juria përbëhej nga emra të njohur të fotografisë si Bledar Zaganjori – Albania Ermir Hoxha – Albania Tima Jam – United Kingdom Ruggiero Di Benedetto – Italy Panagiotis Pappas – Greece

Sa poetike dhe intime, aq edhe politike, shprehja e Derrida kthehet në esencë të një mendimi se fotografia duhet të jetë edhe më shumë; duhet të jetë prekje, prekja e botës me sytë tanë. Ky kryqëzim i vështrimit me publikun, sado intim dhe personal, asjëherë nuk mund të jetë anonim, përkundrazi, na sjell idenë e takimit, të tejkalimit të limiteve – fizike por edhe morale – të një marrëdhënie jo margjinale me subjektin dhe një analizë të thellë të konditave humane dhe ambjentit, duke filluar nga trupi, ndenja, lutja, vuajtja, gëzimi, tekstura humane e botës por edhe çdo gjë e ndaluar e saj. Kjo temë e projekton punën e fotografit drejt komunitetit që e rrethon, kërkon vështrimin e publikut në aspektin social po aq sa edhe e introjekton vështrimin e tij thellë brenda vetvetes, drejt çka në pamje të parë duket e paprekshme për të tjerët. E kështu, kur sytë preken, çdo gjë e tepërt vanitet dhe gjithçka është edhe më e qartë.

Cmimin e dytë e ka fituar Mihael Afrige nga Bangladeshi dhe I treti u fitua nga Mauricio Faraboni Itali ndërkohë që ka pasur edhe fitues të tjerë në të tjera kategori

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button