Vendi

Akuza për korrupsion dhe abuzim me tenderat, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Bulqizës

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, është liruar nga burgu këtë të diel pas përfundimit të dënimit.

Alla akuzohej për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë, vepra të cilat çuan në arrestimin e tij në 15 mars 2023.

Prokuroria e Posaçme në dy muaj përpara zgjedhjeve të 2023, urdhëroi vënien në pranga të Lefter Allës, asokohe kryebashkiak i Bulqizës. i cili dyshohet se ka kryer korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.

Edhe më herët na janar të vitit 2020 ai u hetua për mbajtje dhe prodhim droge pas publikimit të një videoje ku pretendohej se ishte ai duke konsumuar drogë.

Këto hetime u shuan nga prokuroria pasi pas analizave ai nuk doli përdorues dhe ekspertët që vëzhguan videon dolën në konkluzionin se filmimi nuk është marrë drejtpërdrejt nga pajisja regjistruese, por është regjistruar me aparat celular, nga ekrani i një kompjuteri, ndaj për këtë arsye, nuk mund të përcaktohet qartë data dhe ora reale e regjistrimit, si dhe nuk mund të identifikohen personat që shfaqen në të./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button