Bota

Ekspertët “të tmerruar”: Dallgët oqeanike po rriten si kurrë më parë, kryesisht ato tredimensionale

Shkencëtarët vërejnë me shqetësim se dallgët oqeanike po rriten, duke u bërë më ekstreme dhe komplekse nga sa është imagjinuar ndonjëherë më parë.

Një studim i ri, i publikuar në revistën Nature, del në përfundimin se në kushte specifike, ku dallgët takohen nga drejtime të ndryshme, ato mund të arrijnë lartësi katër herë mbi atë që mendohej deri tani. Është supozuar shpesh se dallgët janë dy-dimensionale dhe kuptimi i thyerjes së dallgëve deri më tani është bazuar në këto supozime. Megjithatë, në oqean, dallgët mund të udhëtojnë në shumë drejtime dhe rrallë përputhen me këtë model të thjeshtuar.

Një ekip studiuesish, përfshirë Dr. Samuel Draycott nga Universiteti i Mançesterit dhe Dr. Mark McAllister nga Universiteti i Oksfordit, kanë zbuluar se dallgët tre-dimensionale, të cilat kanë lëvizje më komplekse dhe shumë drejtimshe, mund të jenë dyfish më të pjerrëta përpara se të thyhen krahasuar me dallgët konvencionale dy-dimensionale, dhe, për habi, ato vazhdojnë të rriten edhe më pjerrët edhe pasi ka ndodhur thyerja.

Zbulimi mund të ndikohë mbi mënyrën sesi projektohen strukturat në det të hapur, parashikimin e motit dhe modelimin e klimës, ndërsa gjithashtu ndikojnë në kuptimin tonë themelor të disa proceseve oqeanike. Profesori Ton van den Bremer, studiues në TU Delft, thotë se fenomeni është i paprecedent, “njëherë që një dallgë konvencionale thyhet, ajo formon një majë të ‘bardhë’ dhe nuk ka kthim prapa. Por, kur një dallgë me shpërndarje të gjerë drejtimi thyhet, ajo mund të vazhdojë të rritet”.

Dallgët tre-dimensionale ndodhin për shkak të përhapjes së dallgëve në drejtime të ndryshme. Forma ekstreme e kësaj është kur sistemet e dallgëve “kryqëzohen,” gjë që ndodh kur sistemet e dallgëve takohen ose kur erërat ndryshojnë papritur drejtimin, siç ndodh gjatë një uragani. Sa më të shpërndara të jenë drejtimet e këtyre dallgëve, aq më të mëdha mund të bëhen./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button