Vendi

Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 6 automjete

Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtunë në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se në aksident janë përfshirë 6 automjete.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy prej drejtesve të mjeteve, të cilët janë dërguar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Ditën e sotme, më datë 21.09.2024, rreth orës 08:45, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, janë përplasur 6 automjete. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button