A e dinit përse vendoset gjithmonë pasqyrë brenda ashensorëve?
Shumë prej nesh shikojnë veten ose bëjnë foto kur futemi në ashensor. Ne i përdorim pasqyrat brenda ashensorëve. Epo, a e keni pyetur ndonjëherë veten apo njerëzit përreth nesh, pse ka pasqyra?
Zakonisht, prania e një pasqyre përdoret për të rregulluar flokët, grimin ose jakën e një palltoje, veçanërisht nëse dikush është larguar nga shtëpia me nxitim. Por kjo nuk është aspak arsyeja kryesore për instalimin e pasqyrave në ashensorë.
Ekziston një arsye psikologjike për vendosjen e pasqyrës në ashensor. Ashensori është një hapësirë e ngushtë, një metër katror i gjerë ose pak më shumë. Njerëzit që vuajnë nga ankthi ose klaustrofobia mund të kenë frikë të jenë në një hapësirë kaq të kufizuar, edhe për vetëm disa sekonda.
Prania e një pasqyre krijon iluzionin e një hapësire më të madhe se sa është në të vërtetë dhe redukton ndjenjën e parehatisë. Efekti do të jetë edhe më i madh nëse të gjitha muret e ashensorit janë reflektuese. Pasqyra, përveçse jep iluzionin se ka më shumë hapësirë se sa është në të vërtetë, u jep njerëzve në ashensor një ndjenjë sigurie.
Ndodh shpesh që të hyni në ashensor me persona të panjohur dhe kjo mund të jetë shkak për ankth dhe shqetësim. Me praninë e një ose më shumë pasqyrave, është e mundur të “kontrolloni” se çfarë bëjnë njerëzit e tjerë në ashensor dhe të mbroni veten nga kontakti fizik i padëshiruar, vjedhja e xhepave dhe grabitja./LIVING