Mediat spekuluan për vite të tëra se ajo mund të ishte mashkull, Lady Gaga tregon pse nuk iu përgjigj kurrë thashethemeve
Këngëtarja Lady Gaga ka sqaruar për herë të parë pse nuk pranoi kurrë t’i përgjigjej thashethemeve që dikur fansat e bënë mashkull. Në fillim të karrierës së Gaga-s, këngëtarja ishte subjekt i spekulimeve se ajo ishte në të vërtetë një burrë, dhe madje u pyet për teoritë e konspiracionit në një intervistë me Anderson Cooper në 2011.
“Shumë artistë do të kishin dhënë një lloj deklarate duke thënë “Kjo nuk është absolutisht e vërtetë”, por ju përkundrazi argëtoheshit me këto thashetheme” tha gazetari.
Gaga, 38 vjeçe, ngriti supet plotësisht e pashqetësuar: Ndoshta po. A do të ishte kaq e tmerrshme? Pse dreqin do të humbisja kohën time dhe të jepja një deklaratë për shtyp ku të shpjegoja nëse kam apo jo penis?
Duke folur për serialin e ri ‘Çfarë vjen? E ardhmja me Bill Gates”, Gaga u përgjigj: Arsyeja pse nuk iu përgjigja kurrë kësaj pyetje ishte sepse nuk u ndjeva kurrë e viktimizuar.
Gaga aktualisht është duke promovuar filmin e saj të ri, vazhdimin e Joker, së bashku me Joaquin Phoenix. Ajo gjithashtu pritet të publikojë albumin e saj të gjashtë solo në vitin 2025 dhe është përfolur shumë se do të jetë titullare e Glastonbury 2025./LIVING