Lajme

Lorenc Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin ‘Trialog’ në RTSH1 se Strasburgu do japë një vendim që do të ‘bëjë të skuqemi të gjithë’ sa i përket shkarkimit të Erion Veliajt nga këshilli bashkiak. 

Vangjeli tha se Veliaj duhet të merrte që në fillim përgjegjësinë e tij dhe të hiqte dorë nga drejtimi i bashkisë së Tiranës pas komunikimit të akuzave. 

Ka një gjë që ne duhet ta kuptonim drejt. Ligji është i barbartë për të gjithë por ky është vetëm një slogan sepse nuk mund të veprojë në të njëjtën mënyrë ndaj kujtdo. Parimi i prezumimit të pafajësisë është i shenjtë, i palëkundur dhe që zbatohet në gërmë për një të zgjedhur, për një njeri të politikës. 

Edhe faulli moral mund të jetë shkak i mjaftueshëm për t’u larguar por këtë do të duhet ta kishte bërë vetë Veliaj; të thoshte që në krye të herë ndaj meje ka akuza të rënda, pesha e detyrës që kam mbi supe më pengon në betejën time”, tha Vangjeli. 

“Legjitimiteti i drejtimit të bashkisë së Tiranës është kërcënuar në thelbin e vet institucional edhe moral nëse doni. Do të duhet që qytetarët e Tiranës do të thirren edhe një herë në apel për të vendosur. 

Por mund të them diçka që mund ta parashikoj në mos Gjykata Kushtetuese nesër, në mos Gjykata e Lartë që ka mundësi të gjykojë ndryshe edhe për masën që Veliaj qëndron i mbyllur prej shkurtit. 

Edhe nëse këto gjykata vendosin ndryshe, në Strasburg ne do të shohim një vendim që do të na bëjë të skuqemi të gjithë qoftë ata që e dinin por heshtën, qoftë ata të cilët e shikonin por duartrokisnin. Strasburgu do të na thotë që keni vepruar gabim”, theksoi Vangjeli . 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button