Na thoni në çfarë pocizioni flini e t’ju themi cili jeni!
Nëse jeni një nga ata që flini gjithmonë në të njëjtin pozicion, ja çfarë mund të tregoni
Ae keni menduar ndonjëherë se pozicioni juaj i gjumit mund të zbulojë diçka për personalitetin tuaj? Nëse jeni një nga ata që flini gjithmonë në të njëjtin pozicion, ja çfarë mund të tregoni:
Drejt si qiri
Ky pozicion tregon se jeni një person i qetë dhe i rezervuar. Ju mendoni dhe flisni shumë me veten, një cilësi që ju ndihmon të reflektoni thellë.
Të flesh në anë
Njerëzit që flenë në këtë pozicion janë shpesh të qetë dhe paqësorë. Megjithatë, besimi i tepërt në të tjerët mund t’ju sjellë probleme.
Të flesh me bark dhe duar nën jastëk
Këta njerëz kanë një personalitet mikpritës, por ndonjëherë janë të ndjeshëm ndaj emocioneve të tyre, duke i bërë të duket më të ndjeshëm se zakonisht.
Doni të përqafoni diçka
Nëse nuk mund të flini pa përqafuar diçka, ju mund të besoni shumë te të tjerët. Jeni një mik i besueshëm, i cili dëgjon me vëmendje shqetësimet e të tjerëve.
Ata që zgjohet në mëngjes duke u gjetur në fund të krevatit mund të tregojnë se janë të papërcaktuar dhe me pak kontroll mbi jetën e tyre./gsh