KURIOZITETE

Macja obeze u përpoq të arratisej nga kampi i dobësimit, ngeci në një raft këpucësh

Një mace obeze tentoi të arratisej nga një qendër diete për kafshë shtëpiake, por përpjekja i dështoi pasi ngeci në një raft këpucësh.

Macja, e quajtur Thërrime, u zbulua nga stafi teksa përpiqej të largohej nga qendra në Perm, Rusi, ku ishte vendosur nën një regjim të rreptë ushtrimesh dhe racionimi ushqimor, raporton Newsflash.

Fotografitë tregojnë macen e cila peshon pothuajse 17 kg, të ngecur mes shufrave të raftit të këpucëve, me fytyrën të futur në një shapkë blu Croc.

Për referencë, shumica e maceve shtëpiake duhet të peshojnë rreth 4.5 kg, sipas ekspertëve të shëndetit megjithëse madhësia mund të ndryshojë në varësi të racës.

“Historia e Thërrimes është një rast tepër i rrallë pasi pronari e mëparshëm e donte aq shumë macen e tij, saqë e ushqeu deri në këtë gjendje,” shpjegoi një përfaqësues i Strehës Matroskin në Perm./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button