ShowBiz
Kiara Tito konfirmon rikthimin në ekran, zbulon programin që do të moderojë
Moderatorja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip” ka konfirmuar rikthimin e saj në ekran. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Kiara ka pranuar se do të moderojë sezonin e ri të “Portokalli”, në ekranin e “TCH”.
Kiara shkruan se kjo është një dëshirë e saj e shprehur shumë kohë më parë, që më në fund po bëhet realitet.
Ajo do të moderojë programin “Portokalli” krah Salsano Rrapit dhe Nevina Shtyllës, në vend të Xhemi Shehut e cila këtë sezon ka ardhur në një format ndryshe, bashkë me Jul Dedën në drejtimin e “Fiks Fare”./Pamfleti