Romeo jep një sinjal se gjërat mes tij dhe Heidi Bacit kanë marrë fund?
Çdo gjë nisi që prej ditëlindjes së Romeo Veshajt, moderatorit dhe një prej finalistëve të formatit “BBV3”. Në atë ditë speciale për të, një person tepër i rëndësishëm në jetën e tij, mungonte…
Bëhet fjalë për partneren e tij Heidi Bacin, romanca e të cilëve nisi brenda katër mureve të shtëpisë së ‘BBV’. Mungesa e një urimi prej Heidit ngjalli dyshime kudo nëpër rrjete teksa të gjithë pretendojnë për një krisje të mundshme në marrëdhënien e dyshes.
Pavarësisht aludimeve të cilat janë përhapur gjerë e gjatë në rrjet, nuk ka patur asnjë reagim prej të dyjave palëve. Mirëpo mesa duket Romeo ka bërë një lëvizje të vogël nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale të Instagram-it. Teksti i këngës që ai ka zgjedhur bëri që ndjekësit ta aludojmnë si një sinjal nga aktori./OraNews