Bota

Panik në ajër: Momenti kur stuhia tropikale godet aeroplanin në fluturim

Ky është momenti kur udhëtarët e një fluturimi nga Medellin për në Barranquilla, Kolmbi, përfshihen nga paniku në ajër, pasi aeroplani në të cilin gjendeshin u godit nga një stuhi tropikale.

Pasagjerët dëgjohen teksa bërtasin të frikësuar, ndërsa aeroplani lëkundet nga era e fortë. Skenat e frikshme u filmuan ditën e hënë gjatë fluturimit 8586 të kompanisë ajrore kolumbiane, Avianca.

Në pamundësi për t’u ulur, piloti vendosi të ndryshonte përkohësisht kursin drejt zonës bregdetare të Cartagena-s, për t’u kthyer sërish drejt Barranquilla-s, disa orë më pas./TEMA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button