Life Style

E MARTË “TERSI” PËR KËTO 3 SHENJA – Ja çfarë thonë yjet për ju

Dashi

Do të kaloni një ditë mjaft të komplikuar dhe tensionuar nga pikëpamja profesionale. Gjithashtu rrezikohet që të komprometohet raporti me partnerin/en, për shkak të nervozizmit që do të shfaqni.

Demi

Kjo e martë do të përqendrohet kryesisht në raportet sentimentale. Kjo për shkak se do të kaloni një fazë kritike, të mbushur me xhelozi dhe pozivitet.

Binjakët

Do të kaloni një ditë e cila do të jetë e mbushur me pozitivitet dhe që do ju lejojë që të përfshiheni në projekte të reja dhe sfida profesionale. Mundësi të shumta bashkëpunimi parashikohen edhe në familje.

Gaforrja

Duhet të bëni kujdes lidhur me menaxhimin e emocioneve sidomos në sferën sentimentale, duke qëndruar larg polemikave dhe keqkuptimeve në çift. Ruajtja e ekuilibrave ka një rëndësi të veçantë.

Luani

Mund të rikuperoni energjitë dhe grintën e duhur gjatë kësaj dite. Megjithatë kjo është një periudhë e cila do të rezultojë mjaft kritike në sferën profesionale.

Virgjëresha

Yjet parashikohen që të jenë mjaft të favorshëm në të gjithë sektorët. Raportet ndërpersonale dhe ato profesionale do të jenë mjaft pozitive, ku parashikohet çuarja përpara e projekteve për të ardhmen.

Peshorja

Në sferën profesionale parashikohen suksese dhe mundësi mjaft të rëndësishme. Edhe fusha e ndjenjave do të jetë mjaft e favorshme.

Akrepi

Do t’iu duhet që të pranoni gabimet tuaja dhe të mos komëpromentoni raportin me partnerin/en. Në vendin e punës, do të keni mundësi që të shkëlqeni.

Shigjetari

Parashikohet një ndikim mjaft pozitiv i yjeve në raportet në çift, ku nuk përjashtohet mundësia që të hidhni një hap të rëndësishëm së bashku. Në sferën profesionale, kjo e martë sjell ulje-ngritje.

Bricjapi

Kjo e martë do të jetë mjaft e rëndësishme për rikuperimin sentimental, duke lënë pas dore çdo zhvillim të së kaluarës. Parashikohen mundësi të shumta edhe në sferën profesionale gjatë kësaj dite.

Ujori

Do të shfaqni një gjendje lodhje dhe këputje të përgjithshme, ku do të shfaqni një sërë vështirësish edhe në sferën ekonomike. Duhet të bëni kujdes që të mos përzieni problemet sentimentale me ato profesionale.

Peshqit

Do të ketë një ndikim të mirë të yjeve në sferën profesionale. Ndërsa në fushën e ndjenjave, mund të hyjnë në lojë interesa për më shumë se një person. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button